Tragjedia në Itali, pesë të vdekur dhe 23 të plagosur nga shpërthimi në depon e naftës

Politikë

Tragjedia në Itali, pesë të vdekur dhe 23 të plagosur nga

Pesë të vdekur dhe njëzet e tre të plagosur janë bilanci përfundimtar i shpërthimit që ndodhi dje në depon e naftës së Grupit Italian të Hidrokarbureve Eni, në rajonin e Toskanës. Prokuroria e Pratos ka hapur një hetim lidhur me shpërthimin, por ekspertët thonë se “është ende herët për të dhënë përgjigje përfundimtare për shkaqet e shpërthimit”.

Guvernatori rajonal i Toskanës, Eugenio Gianni, ka kërkuar që kjo infrastrukturë të zhvendoset në një zonë tjetër, sepse “kur u krijua nuk kishte zona banimi afër dhe tashmë përbën rrezik për jetën e banorëve atje”.

“Kemi një numër të lartë të aksidenteve në punë, me shumë viktima. Numri i inspektimeve duhet të rritet – diçka për të cilën ne kujdesemi si qeveri – dhe bizneset që garantojnë vende pune të sigurta duhet të shpërblehen, për shembull me lehtësim taksash”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në një emision të televizionit publik italian Rai.

Rajoni i Toskanës ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie për qytetaret që humbën jetën nga shpërthimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion