Tragjike në Mirditë/ Humb jetën 51-vjeçari, i bie mbi trup transmisioni i ekskavatorit

Aktualitet

Tragjike në Mirditë/ Humb jetën 51-vjeçari, i bie mbi trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ditën e sotme. Polica bën me dije se një 51-vjeçar, banues në Malaj, Mirditë është dërguar pa shenja jete në spital.

Nga veprimet e para dyshohet se shtetasi F.P, kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion