Bamir Topi: Politika është mision publik, uroj që të vendoset drejtësi për familjen Veliaj

Politikë

Bamir Topi: Politika është mision publik, uroj që të

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai shprehu besimin e tij tek ndarja e pushteteve dhe respektimi i plotë i procesit gjyqësor.

“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj sepse nuk kam fakte. Jam i vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve që duhet të funksionojë. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë. Çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë të akuzuarin”, deklaroi Topi.

 Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për ndikimin e kësaj çështjeje në jetën private dhe familjare të Veliajt. “Kur çështja prek aspekte të tilla familjare, nuk është diçka që më bën të ndihem mirë. Politika është një fushë e veçantë, por nuk mund të ndash veten nga lidhjet dhe marrëdhëniet njerëzore,” tha ai.

Në fund, ish-Presidenti theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të hapur, duke shprehur shpresën që gjithçka të përfundojë sipas ligjit. “Uroj që për familjen Veliaj të vendoset drejtësia dhe të ketë një proces të drejtë,” përfundoi ai.

 

ME TE LEXUARAT