Thirrja e Veliajt në SPAK, Rama flet për herë të parë: Fakti se është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm!

Politikë

Thirrja e Veliajt në SPAK, Rama flet për herë të parë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë për thirrjen e kryebashkiakut te Tiranës, Erion Veliaj ne SPAK.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cenon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sikurse ka qenë rasti i një shpifësi recidiv.

Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion