Punonin si eskorta, dëbohen nga Kosova 26 shtetase të huaja. Gjobiten 24 meshkuj kosovarë

Kosovë&Rajon

Punonin si eskorta, dëbohen nga Kosova 26 shtetase të huaja. Gjobiten

Kosova ka dëbuar nga vendi 26 shtetase të huaja pasi sipas Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ato punonin si eskorta në vend, shkruan KosovaPress.

Gjatë vitit 2024, hetuesit kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar.

Prej tyre, 26 janë femra - 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.

Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në Kosovë.

Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe shpreh përkushtimin për vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion