Tërhiqet Berisha, anulon protestën e paralajmëruar para Kuvendit, “Foltorja” dhe PL hasin vështirësi për...

Politikë

Tërhiqet Berisha, anulon protestën e paralajmëruar para Kuvendit,

Ish-kryeministri Sali Berisha shënoi një dështim të madh ditën e djeshme. Qytetarët e braktisën pak ditë përpara protestës së madhe në 11 shkurt. Ai iu bëri thirrje militantëve të PD që të mblidheshin tek Parlamenti si shenjë reagimi në lidhje me skandalin McGonigal dhe mosdhënien llogari të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

“Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Në orën 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Ne e kemi thirrur atë në parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës, s’ka nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth Parlamentit, të jenë aty.

Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë Parlamentit. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në Parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend.

Një njeri që porosit për të vrarë opozitën, për të asgjësuar opozitën ai është krimineli më i madh i këtij vendi. Prandaj dhe i shpërfytyruar vinte dhe sillet ndaj opozitës në mënyrën më armiqësore.

Ne na mohojnë çdo të drejtë aty, e bëjnë që të ikim nga Parlamenti, por jo jo nuk do të ikim nga Parlamenti. Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë Parlamenti.

Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin”, u shpreh Berisha në fjalën e tij tre ditë më parë. Por dje para Kuvendit nuk pati “këmbë” njeriu që po protestonte.

“Foltorja” dhe “Partia e Lirisë”

Pra Berisha dhe Meta po hasin vështirësi për të mbledhur militantë. Prova e parë e Sali Berishës dhe Metës para protestës së 11 shkurtit rezultoi një dështim dramatik dhe historik. Jo vetëm për atë, por për të dyja partitë, pasi Meta dhe ish-kryeministri bashkuan forcat dhe sërish nuk ja dolën.

Ata nuk po arrijnë të mblidhnin dot njerëz edhe pse po hedhin mijëra euro. Kujtojmë këtu dhe dy protestat e fundit në nëntor dhe në korrik. Në të dyja situatat Berisha dhe Meta nuk arritën të mblidhnin dot as 10 mijë veta para Kryeministrisë.

Dështimi nuk mjaftoi vetëm me kaq, pasi shumë protestues filluan të largoheshin, edhe pse protesta nuk kishte përfunduar. Ajo që ata i mblodhi para Kryeministrisë, ishin paratë që kishin marrë për të qenë të pranishëm.

Në pikëpyetje 11 shkurti

Sali Berisha gjithë këto ditë është shprehur se protesta e datës 11 Shkurt do të jetë madhështore teksa ka shtuar se ky revolucion do të njohë të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile.

“Ky duhet të largohet një ditë e më parë nga pushteti. Protesta e datës 11 le të jetë ajo më madhështorja. Ky revolucion do të njohë të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile. Ky do të jetë revolucioni i të rinjve e të rejave që shpëtojnë Shqipërinë”, ka thënë ai.

Por mesa po shohim sinjalet e ditës së djeshme tregojnë se qytetarët janë lodhur me premtimet boshe dhe luftën për karrige dhe interesa personale të dyshes Meta-Berisha.

Edhe militantët e flaktë që ndjekin nga pas çdo hap të tyre po mendohen mirë përpara se të dalin në protestë, pasi shohin rastet e kaluara ku shumë prej tyre mbetën dyerve të burgjeve dhe u harruan nga politika.  

ME TE LEXUARAT