Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat Elda Hoti dhe Petrit Doda

Politikë

Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat Elda

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Vendimi vjen pas tensioneve të ndodhura në seancën e fundit plenare, ku Hoti u përjashtua nga seanca pasi ishte futur në sallë me një shishe, që u dyshua se kishte benzinë në të.

Nga ana tjetër sipas mazhorancës deputeti Doda bllokoi foltoren duke përdorur karriget e sallës, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

Në kërkesën e përjashtimit, PS argumenton se Hoti hodhi në një lëndë të dyshuar të rrezikshme, e ndihmuar edhe nga Petrit Doda.

Për këtë akt, Hoti është vënë në hetim edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka sekuestruar 4 shishe të vogla në sallën e Kuvendit. Lënda do të verifikohet, pasi PS ngriti dyshime se ishte benzinë, por në fakt vetë deputetja thotë se ishte parfum. 

Po kështu Hoti, sipas procesverbalit dhe pamjeve, ka bllokuar fjalimin e deputetit socialist Petro Koçi, duke i hequr kartën elektronike, sikurse tentoi edhe me deputetin Eduart Shalsi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion