Përfshihet nga flakët 3 banesa në Lushnje, dalin detajet e para

Aktualitet

Përfshihet nga flakët 3 banesa në Lushnje, dalin detajet e para

Tre shtëpi në Lushnjë janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen Loni Dhamo. Fillimisht zjarri ka rënë në një banesë dhe më pas flakët janë përhapur edhe në dy banesat e tjera.

Pas marrjes së njoftimit forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë kanë nxjerrë banorët nga shtëpitë. Më pas me mjete rrethanore ata kanë prishur muret anësore derën dhe çatinë nga ku u futën për të shuar zjarrin.

Në banesën e përfshirë nga flakët është shkrumbuar gjithçka që kishte brenda përfshi dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg. Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake.

Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin për të mos rrezikuar banesat e tjera si dhe blloqet e pallateve aty pranë. Policia dhe ekspertet po punojmë për të zbardhur shkaqet e rënies se zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion