Foto/ Akuza për grup kriminal, këta janë policët e arrestuar nga SPAK!

Aktualitet

Foto/ Akuza për grup kriminal, këta janë policët e arrestuar

Ditën e sotme SPAK në bashkëpunim me Policisë e Shtetit ka ekzekutuar mbi 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO. Në operacionin e shtrirë në disa qytetet të vendit si Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Sipas burimeve 4 masa sigurie janë për oficerë të policisë. Konkretisht janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ervis Alisinanaj, i shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Shkëlzen Ruska, për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj, sipas vizionplus. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Ervis Alisinanaj, i shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është personi i katërt i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj. Sipas burimeve hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Eç rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion