"Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms Trafikantin", Gjiknuri i përgjigjet Berishës

Politikë

"Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.

Teksa Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për ccështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.

“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Sa herë del ndonjë akuzë, del gjithmonë diçka e lidhur me ty. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikani?. Po the, ma fute”. Unë nuk kam problem fare, dëshmoj kudo, kam dëshuar por e vërteta qëndron në tjetër vend.

Ti je shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua nëpërmjet përfaqësuesit tënd, këtë nuk di ta them.

Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa te gjera që nuk ke siguri”, replikoi Gjiknuri.

Xhejms Traficant ka qenë kongresmen i republikan në Kongresin Amerikan, i cili ka ardhur disa herë në Shqipëri në mbështetje të Partisë Demokratike.

Në maj të vitit 2001, Traficant u akuzua për ryshfet, pengim të drejtësisë, konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, paraqitje të një deklarate tatimore të rreme dhe zhvatje.

Ish-ndihmësit e tij thanë se Traficant u kërkonte atyre ryshfete nga pagat e tyre dhe i detyronte të punonin falas në shtëpinë dhe varkën e tij, e cila më vonë u mbyt.

Në prill të vitit 2002, pas një gjyqi 10-javor, herë pas here të çuditshëm, në të cilin ai mbrojti veten edhe një herë, Traficant u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Ai u dënua me tetë vjet burg, duke u bërë ligjvënësi me dënimin më të gjatë me burg të dhënë ndonjëherë deri në atë kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion