"Taulant Balla, Elbasani ty të do", ngrihet droni mbi stadium, tifozët sulmojnë kryeministrin: Rama ik!

Gjatë kohës që po luhej ndeshja Shqipëri-Hungari, në stadiumin "Elbasan Arena", një dron u ngrit mbi stadium me një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark, por mbi të gjitha i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.
Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla. “TAULANT BALLA, ELBASANI TY TE DO”, shkruhej në parullën që shpalosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ndërkohë një grup tifozësh në stadium i janë kundërpërgjigjur parrullës së valëvitur nga droni duke bërtitur “RAMA IK”. Kujtojmë se kryeministri Rama vendosi largimin e Taulant Ballës si drejtues qarku në Elbasan duke e dërguar në qarkun e Fierit.


