Takimi me Alibeajn, Bardhi: Të bëjmë gjithcka për bashkimin e PD

Demokratet jane perfshire ne diskutime e debate lidhur me perfaqesimin ne zgjedhjet e 14 majit.
Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë është shprehur se opozita duhet të dalë me kandidatë unik.
“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë Partinë Demokraktike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi.
Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet.
Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”– është shprehur Bardhi.
Lufta e brendshme e PD-së është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi një natë më parë ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti kërkesën e tij për regjistrimin e PD-së duke pretenduar se e ka të drejtën ligjore.
Berisha dërgoi përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin, duke firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike.


