“Ta tregoj unë pse humbi PD….”, sherr mes Mark Markut e Bollinos: Ti qenke komunist i Enver Hoxhës

Politikë

“Ta tregoj unë pse humbi PD….”, sherr mes Mark Markut e

Deputeti Mark Marku ka vazhduar sherrin me gazetarin Carlo Bollino në emisionin OPEN në Top Channel. Të dy kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri tjetrit, ndërsa Bolino e cilësoi Markun si të shitur ndaj një force politike, por prej vitesh shitej si analist i pavarur.
Marku e sulmoi gazetarin, duke e quajtur komunist të Enver Hoxhës, ndërsa debati mes tyre vijoi më tej për atë se çfarë ndodhi më 25 prill.

Bollino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Bollino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.

Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Bollino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Bollino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Bollino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion