Letra ku Albert Einstein shkroi ekuacionin e famshëm shitet në ankand me shumën marramendëse

Soft

Letra ku Albert Einstein shkroi ekuacionin e famshëm shitet në ankand
Letra ku fizikanti Albert Einstein, shkroi ekuacionin e famshëm E=mc2, është blerë 1 milion euro ($1.2 milionë), nga një koleksionit anonim, shifër tri herë më e lartë nga parashikimet e shtëpisë së ankandeve RR Auction në Boston, SHBA.

Arkivistët e “Einstein Papers Project”, në Institutin e Teknologjisë së Kalifornias dhe Universitetit Hebraik i Jerusalemit, thanë se njihen vetëm tre letra ku Einstein shkroi me dorë ekuacionin që do të ndryshonte botën.

E katërta, e vetmja e koleksionit privat, doli në publik së fundmi, sipas shtëpisë së ankandeve RR Auction, e cila parashikonte se do të shitej për rreth 328 mijë euro.

Letra ku Albert Einstein shkroi ekuacionin e famshëm shitet në ankand

Ekuacioni: Energjia është e barabartë me masën shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror, ndryshoi botën e fizikës duke demonstruar se koha nuk është absolute dhe se masa me energjinë janë ekuivalentë.

Letra e shkruar me dorë nga Einstein në gjermanisht i drejtohej fizikanit polako-amerikan, Ludwik Silberstein, mban datën 26 tetor 1946.

Silberstein ka qenë një kritik i njohur dhe sfidues i disa prej teorive të Einstein.

“Pyetjes suaj mund t’i jepet përgjigje me formulën E=mc2.”- shkruan Einstein në letër, sipas përkthimit të shtëpisë së ankandeve RR Auction.

Letra vjen nga arkiva personale e Silberstein, e cila më pas u shit nga pasardhësit e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion