"Sy më sy e xhep më xhep", nis protesta e PD, Sali Berisha i bashkohet tubimit

Politikë

I shoqeruar nga Flamur Noka, Sali Berisha eshte nisur nga selia e PD, per tu ashkuar me protestuesit ne bulevardin para kryeministrise ne Tirane.

"Sy më sy e xhep më xhep", nis protesta e PD, Sali Berisha i

PD thirri proteste kombetare ne Tirane pas intervistes se Arben Ahmetajt i cili beri akuza per korrupsion dhe abuzime ndaj qeverise Rama.

"Sy më sy e xhep më xhep", "Berisha me Trump", pankartat në protestën e opozitës

"Sy më sy e xhep më xhep", nis protesta e PD, Sali Berisha i

Mbështetesit e opozitës janë mbledhur në protestën kombetare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestuesit janë bërë bashkë fillimisht në oborrin e Partise Demokratike me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Nga fotot, demokratët duket se mbanin me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Ata ne pankarta kane huazuar nga zhvillimet politike boterore por edhe ngjarjet ne vend.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

"Sy më sy e xhep më xhep", nis protesta e PD, Sali Berisha i

Një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.

ME TE LEXUARAT