Statusi i Prokurorit, Dumani me propozim të ri: Pas mandatit, t’u jepet mundësia për rikandidim

Politikë

Statusi i Prokurorit, Dumani me propozim të ri: Pas mandatit, t’u

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend, duke vënë në pah punën e bërë nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te statusi i prokurorit, duke e ngritur si një shqetësim, pasi përfundon mandati 9-vjeçar. Dumani u shpreh se propozon që këtyre prokurorëve t’u jepet mundësia që të rikandidojnë sërish për të qenë pjesë e kësaj strukture, dhe jo t’i zgjatet mandati.

“Një shqetësim i bërë publik është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit pas përfundimit të mandatit të tyre.

Mandati është 9 vite dhe pas 9 vite Prokurorët e SPAK kthehen në vendin ku kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo zgjatje automatike të mandatit”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion