"Nuk ndihem e vetmuar", Angelina Jolie: Të jesh prind është gjithçka!

Showbiz

"Nuk ndihem e vetmuar", Angelina Jolie: Të jesh prind

Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie, së fundmi ka zbuluar “copëza” nga jeta familjare dhe personale. Aktorja shprehet se nuk ndihet e vetmuar dhe se të jesh prind është gjithçka.

Teksa foli për rolin e saj te projekti më i fundit “Maria”, aktorja tha: Maria nuk kishte një familje, kështu që puna ishte gjithçka për të. Për mua jo! Të jesh prind është gjithçka.

Më herët, aktorja është shprehur se e gjen veten shumë të lidhur emocionalisht me Marian, si personazh.

“Ishte terapia, për të cilën nuk e dija se kisha nevojë. Të këndosh opera është të tregosh ndjesitë e tua, nuk është njësoj si të këndosh në makinë”, - ka thënë ajo.

Në intervistat e mëhershme, Jolie është shprehur se nuk ka asnjë moment që familja e saj nuk është prezente. Madje ajo ka rrëfyer disa episode gjatë xhirimeve të filmit të fundit, periudhë kur nuk ndihej mirë.“Jam bërë nënë prej 23 vitesh.

Gjëja më e bukur e prindërimit është se nuk je ti qendra e jetës. Djemtë e mi vinin me një përqafim ose një filxhan çaji sa herë më shihnin të mërzitur. Nuk e shpreh kurrë trishtimin që kam tek ata, por këtë herë ishte thuajse e pamundur”, - ka treguar aktorja e cila ka 6 fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion