SPAK veproi pas denoncimit të tij/ Halit Valteri: Pushime të mbara Lul, s’ka mbaruar akoma

Politikë

SPAK veproi pas denoncimit të tij/ Halit Valteri: Pushime të mbara
Halit Valteri, që ishte deputet i opozitës së re, reagoi pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme.

Bashkë me Myslim Murrizin, ishte ai që denoncoi në SPAK tenderin e uniformave të policisë.

Valteri nuk kursen ironinë për kryedemokratin Lulzim Basha dhe paralajmëron se gjërat nuk përfundojnë më kaq.

“Kur opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët për t’i mbyllur gojën, ne opozita tjetër bënim punën për çfarë paguhemi nga buxheti i shtetit! Bravo SPAK, që me profesionalizëm dhe përkushtim arritët të coni para drejtësisë një pjesë të nëpunësve me stomak! S’ka mbaruar akoma, 5 dosje të tjera janë në duart e prokurorëve të SPAK  . Pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga këto te 5-ta e ka kunati shokut Xhemal  ”, shkruan Valteri në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion