Fier, dy pushues rrezikojnë të mbyten në plazhin e Darzezës, në gjendje të rëndë në Spital
Lajmifundit
/
10 July 2021, 17:44
Aktualitet

Dy qytetarë, të identifikuar si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi kanë rrezikuar të mbyten pasditen e sotme në plazhin e Pishë-Poros, pjesë vazhduese e vijës bregdetare të Darzezës.
Dy të dëmtuarit janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Atyre iu është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ata janë konstatuar nga rojet bregdetare dhe pushuesit e tjerë me duart lart duke kërkuar ndihmë, pasi kanë qenë në një distancë tepër të largët nga bregu, ndaj sipas tyre është një mrekulli që ata janë ende gjallë.


