SPAK: Meta e Kryemadhi morën përqindje e karta krediti nga favorizimi i kompanisë së fibrave optike

Politikë

SPAK: Meta e Kryemadhi morën përqindje e karta krediti nga favorizimi

Nje tjeter akuze e SPAK, ndaj Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, eshte ajo e korrupsionit.

Sipas Prokurorise, Meta dhe Kryemadhi, duke shfrytezuar edhe Pirro Xhixhon ne AKEP, kane influencuar ne lidhjen e marreveshjes se inrekonjuksionit mes nje kompanite private me ne kompani celulare.

Ne kembim, kompania private u ka dhene perqindje Metes e Kryemadhit dhe i ka pajisur ata me karta krediti te cilat ata i kane perdorur per pagesa e shpenzime, por nuk i kane deklaruar.

Njoftimi :

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

ME TE LEXUARAT