SPAK: Meta-Kryemadhi, manovra financiare me blerjen e shtëpisë mbi 300 mijë euro në ish-bllok

Aktualitet

SPAK: Meta-Kryemadhi, manovra financiare me blerjen e shtëpisë mbi 300

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, sipas SPAK kane blere nje shtepi ne zonen e bllokut ne Tirane me vlere rreth 300 mije euro ne menyre te dyshimte.

Sipas prokurorise, 310 mije euro te pageses jane derdhur cash ne banke.

Nga ana tjeter, 335 mije euro eshte deklaruar si kredi, por SPAK thekson se ne fakt parate kane qene te bashkeshorteve Meta-Kryemadhi pasi kredia eshte shlyer shpejt nga personi qe kishte kryer pagesen cash. 

Njoftimi i SPAK: 

Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare.

Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010.

Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

ME TE LEXUARAT