SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” me polic te dera, sot vendoset për fatin e Berishës

Politikë

SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” me polic te dera, sot

Gjykata e Posaçme do të japë të enjten në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi sot në seancë pretendimet e palëve.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Fati i Berishës do të jetë në dorën e Irena Gjokës, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares.

Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion