Mjegulla shkakton aksident masiv në Turqi, 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 57 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.
Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.
Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.
Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz.
Kaza, saat 04.30 sıralarında Kuzey Marmara Otoyolu'nun Sakarya Dağdibi mevkisinde meydana geldi. Aralarında 3 otobüs ve 1 TIR'ın da bulunduğu 7 araç zincirleme trafik kazasına karıştı. İhbar üzerine bölgeye çok sayıda itfaiye, 112 acil sağlık, polis ve jandarma ekibi sevk edildi.… pic.twitter.com/oYUJzI5bmo
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) December 28, 2023
Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.


