“SPAK, ilaç i hidhur”, Rama në Kuvend: Kush e pi njëherë, nuk ka shanse të vetëpastrohet
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend. Rama u shpreh se projektrezoluta kundër korrupsionit, është ajo që i duhet Shqipërisë për ta dërguar në BE.
Rama: Kjo dr/rezolutë është ajo që i duhet nga ky parlament Republikës së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE, në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta, si vënja nën kontroll e SPAK, apo që jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin.
Jemi në luftë që prej 10 vjetësh, prandaj ka ndodhur reforma në drejtësi, së bashku me lindjen e SPAK.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
SPAK është ilaç i hidhur që o e pi ose vdes, kush e pi njëherë po njëherë jo, jo nuk ka shanse të vetëpastrohet, por zgjat agoninë që tretet siç po treteni ju te ‘rrugica e shpresës’.