SPAK i sekuestroi celularin, biznesmeni Gentian Sula kërkon rrëzimin e vendimit në GJKKO

Politikë

SPAK i sekuestroi celularin, biznesmeni Gentian Sula kërkon rrëzimin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Gentian Sula.

Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e disa ditëve më parë, ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK.

Biznesmeni, Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e sendit të sekuestruar.

Gentian Sula nuk është paraqitur vetë në Gjykatën e Posaçme, por ai përfaqësohet nga avokati i tij. Biznesmenit iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për dyshimet për korrupsion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion