Tentoi të largohej nga Shqipëria me drogë në makinë, pranga 38-vjeçarit nga Mali i Zi!

Aktualitet

Tentoi të largohej nga Shqipëria me drogë në makinë,

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi transportonte drogë në makinë me destinacion  Malin e Zi. I riu u arrestuar në kufi me 1 kg lëndë narkotike.

PKK Hani i Hotit

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi.

Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion