Socialistët në burg, Rama: S’kam kompleks kur këta çyrykë përpiqen të manipulojnë

Politikë

Socialistët në burg, Rama: S’kam kompleks kur këta

Nga takimi me vajzat dhe gratë socialiste në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama mori meritat e Reformës në Drejtësi, teksa tha “vendit i duhet një drejtësi e çliruar nga politika”.

Një përgjigje e dha edhe për akuzat e opozitës, se “gjysma e qeverisë është në burg”.

"Prandaj ne morëm vendimin që punët e drejtësisë t’ia linim drejtësisë. Na duhet një drejtësi e çliruar nga politika që të godasë majtas dhe djathtas. Për kë e kisha majtas unë?

Për stamodumon?

Jo vetëm që unë nuk kam asnjë kompleks kur këta çyryk përpiqen të manipulojnë popullin që gjysma e qeverisë është në burg, edhe sikur të ishte gjysma do ishte arsye për t’u ndier i turpëruar apo për t’u ndjerë kryelartë para jush, para pop kur thosha më jepni timonin që të lejoj të tjerët të bëjnë drejtësi!", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion