Rama: Altin Dumani shpatën e kishte në zyrë prej vitesh, por isha unë ai që ia dorëzova në dorë!

Aktualitet

Rama: Altin Dumani shpatën e kishte në zyrë prej vitesh, por isha

Edi Rama gjatë fjalës së tij edhe njëherë tjetër foli me nota pozitive për kreun e SPAK, por sipas kryeministrit, “shpatën” e drejtësisë ia dha Partia Socialiste.

“Kur ne morëm detyrën, nuk kishin respekt dhe besim, por tani i shihni vetë çfarë transformimi kemi bërë.

"Altin Dumani, njeri kurajoz dhe meriton gjithë respektin. Por ai nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vjet, prej vitesh punonte prokuror. Asnjë nuk e dinte që ekzistone, si ka mundësi që ky prokuror i ndershëm nuk ka thirrur një person me pushtet politik më parë?

Çfarë e ka bërë këtë dallim?

Ka ndryshuar komplet Shqipëria, prandaj ai Altini sot merr këdo në pyetje. Ishte Partia Socialiste ajo që i dha shpatën. Shpata ishte aty në zyrë, por e dorëzova unë", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion