“S’kishte as 50 lekë në xhep!”, Beleri në qeli për blerje votash, Berisha: Sherr i madh për një mandat

Politikë

“S’kishte as 50 lekë në xhep!”, Beleri në qeli

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mbrëmjen e arrestimit për blerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk kishte as 50 lekë në xhep. Berisha theksoi se Beleri u burgos teksa po darkonte dhe sipas tij akuza se u kap në flagrancë duke shpërndarë para, është mashtrim.


Ish-kryeministri tha se po bëhet “një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin”.

“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin. E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij.

Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam.


Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”, tha ish-kryeministri Berisha.

ME TE LEXUARAT