Blerja e vaksinave kineze nga kontraktori privat, Rama niset drejt Turqisë

TIRANË- Një ditë pasi u nënshkrua marrëveshje për marrjen e vaksinave ruse nëpërmjet një kompania turke, kreu i qeverisë Edi Rama është nisur në Turqi.
Ditën e djeshme, Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina anti COVID nga Kina.
Me një Akti Normativ me fuqinë e ligjit miratohet marrëveshja me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga "Sinovac Life Science CoLtd' dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Marrëveshja është arritur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar, kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.


