Komiteti Teknik publikon masat e reja kufizuese anti-COVID ne Shqiperi

Komiteti Teknik i Eksperteve do te publikoje masat e pandemise ne fuqi ne vazhdim pas dates 25 mars kur perfundon afati i kufizimeve te vendosura aktualisht.
Komiteti ka vendosur te lene ne fuqi te njejtat kufizime, me kufizim te levizjes nga ora 20.00, mbyllje te bareve dhe restoranteve, shkollat vazhdojne online, fluturimet me Britanine mbeten te pezulluara.
Zv.ministrja Rakacolli tha se mbetet ne fuqi edhe ndalimi i grumbullimeve per mbi 10 persona.
"Komiteti mendon se këto shifra janë si rezultat i masave të propozuar nga komiteti disa javë më parë dhe respektimi i masave nga popullata, pasi ka një përmirësim të lehtë të zbatimit të tyre, por jo në nivelet që duhet. Në Europë disa vende po hyjnë në atë që quhet vala e tretë.
Pavarësisht uljes së indikatorëve situata ende mbetet delikate. Për këtë arsye komiteti ka vendosur që masat të mos ndryshojnë, ora policore nga 20:00-06:00. Baret dhe restorantet do të punojnë vetëm me orën 20:00.online, ndalimi i grumbullimeve dhe pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Prandaj qytetarët të zbatojnë masat mbrojtëse, të ndalojnë grumbullimet, të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën”, tha Rakacolli.
MBLEDHJA E KOMITETIT LIVE:
Perfaqesuesit e ISHP dhe Urgjences kombetare evidentuan permiresim te situates se COVID ne Shqiperi./lajmifundit.al

