Si u financua mitingu në Athinë, ku u gjetën paratë? Deputetja e PS zbulon detajet

Politikë

Si u financua mitingu në Athinë, ku u gjetën paratë?
Deputetja e PS, Evis Kushi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Athinë ku dhe zhvilloi një takim më emigrantët që jetojnë atje.

Ajo theksoi se për eventin që u mbajt atje nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit duke shtuar se të gjitha financimet janë dhënë nga shoqatat në Greqi.

“Sot i madh e i vogël është krenar për atë që ndodhi në Athinë. Atje ftesa ishte publike. Nuk ishte takim partiak. Nuk është marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit por është bërë më mbështetje të shoqatave atje në Greqi. Nuk ishte me shpenzime të buxhetit të shtetit”-tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion