Kjo është e moshuara që u masakrua me thikë për vdekje nga i biri në Lezhë

Aktualitet

Kjo është e moshuara që u masakrua me thikë për vdekje

Në foton e mësipërme është 88-vjeçarja Gjylije Dani, e cila u vra nga djali i saj Arsen Dani 62-vjeç këtë të hënë në Lezhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 brenda apartamentin ku jetonte vetëm e moshuara me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor, në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja”.

Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.

Policia arrestoi autorin Arsen Dani në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion