Si ndodhi përplasja fizike në grup mes Adriatik Lapajt e Arlind Qorit, shkak mikrofoni i fjalës në "protestën për policin"

Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj, jane perplasur ashper mes tyre, ne grumbullimin e thirrur tek Ministria e Brendshme per rastin e policit rrugor Azbi Spahiu qe ra nga lartesia disa dite me pare ne Tirane.
Dy grupimet kishin thirrur proteste para Ministrise se Brendshme per ate cka ndodhi me policin rrugor, mirepo ne te dy rastet, protesta ka devijuar ne perplasje.
Gjithcka ka ndodhur pasi palet u vendosen ne te njejtin vend dhe ne te njejten ore.
Gjate kohes qe Arlind Qori mbajti fjalen e rastit dhe u largua nga tribuna, mikrofonin e mori nje person tjeter, nderkohe qe aty afrohet Adriatik Lapaj me grupin e tij qe keron te mbaje fjalim.
Aty nis nje debat dhe perplasje fizike me shtyrje e fjalosje, dhe si perfundim Lapaj nuk flet, pasi zbritet nga podiumi i vendosur per mesazhet drejtues protestuesve.
Me pas, Qori dhe Lapaj shperthejne ne akuza te ashpra ndaj njeri tjetrit.
Qori akuzoi se Lapaj dhe njerezit qe e shoqeronin tentuan te marrin forcerisht mikrofonin dhe te flasin pa radhe pa u regjistruar per te folur ne proteste.
Ne anen tjeter, Lapaj ne nje mesazh ne rrjetet sociale akuzoi levizjen e Arlind Qorit si komuniste dhe theksoi se "kur keta bejne keshtu me nje tubim te thirrur imagjino sikur te kishin me shume pushtet".
Lapaj shkoi me tej duke thene se kjo ishte pergjigja e Arlind Qorit ndaj ideve per bashkepunim ne frontin e partive te reja.


