Begaj uron Trump: Të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë

Politikë

Begaj uron Trump: Të përkushtuar për të forcuar më tej

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Donald Trumpin pas betimit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në platformën X, Begaj shprehu urimet më të ngrohta për Trumpin në këtë ditë të rëndësishme të inaugurimit.

Në postimin e tij, Begaj theksoi: “Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inaugurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion