Si e parashikoni fatin e Berishës? Meta: Çështje politike e urdhëruar nga Rama

Politikë

Si e parashikoni fatin e Berishës? Meta: Çështje politike e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se çështja e Sali Berishës është politike, e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama me qëllim që të diktojë kampin opozitar dhe ta përçajë atë.

Në një prononcim për mediat nga Fieri, pas takimit me strukturat e partisë së tij, Meta u shpreh se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm. Sipas tij përpjekjet e kryeministrit Rama për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Meta u shpreh i sigurt se shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës

Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?

Ilir Meta: Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa sa i takon votës së emigrantëve, Meta u shpreh se Rama është i tmerruar nga kjo, por theksoi se PL do të bëjë çdo përpjekje për të mundësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“PL ka qenë dhe është e vendosur për votimin e emigrantëve. Ai që ka tmerr është Edi Rama. Ne do bëjmë cdo përpjekje brenda mundësive tona që ata të kenë këtë mundësi, që ta japin votën e tyre aty ku janë”, tha Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion