Si do votohet më 25 prill, tre variantet e fletave të votimit

Politikë

Si do votohet më 25 prill, tre variantet e fletave të votimit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator pritet që të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, nëse do të jetë me emrat e kandidatëve apo numra. Ilirjan Celibashi dërgoi tre variante, por PS dhe PD ishin të ndarë mbi vendimmarrjen për fletën e votimit.

Në këtë mbledhje pritet që të merret edhe vendimi mbi emrin e Bashkim Finos, nëse do të hiqet nga lista e PS-së për qarkun e Fierit. Ish-kryeministri ndërroi jetë dje.

Hapësirë ligjore për ta hequr nuk ka, pasi kodi i ri elektoral jo vetëm nuk parashikon sesi procedohet në një rast të tillë, por tanimë listat e kandidatëve për deputetë janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Diskutimet në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji, PS: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj, anëtare e Rregullatorit (e propozuar nga PD): Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.

Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso, PD: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Si do votohet më 25 prill, tre variantet e fletave të votimit

Si do votohet më 25 prill, tre variantet e fletave të votimit

Si do votohet më 25 prill, tre variantet e fletave të votimit

ME TE LEXUARAT