Sali Berisha vizitë në familjen e heroit: Akti i Arjan Salës epik, zgjodhi të flijojë veten për të tjerët

Politikë

Sali Berisha vizitë në familjen e heroit: Akti i Arjan Salës

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte për ngushëllime në familjen e heroit Arjan Sala, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, pasi u fut dhe shpëtoi mbi 20 persona që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dilte vetë.

Sali Berisha akuzoi se shërbimi i emergjencës është fiktiv. Ai vlerësoi aktin e Salës duke e cilësuar epik, si komandat që u fut në zjarr për të shpëtuar ata që kishte në mbrojtje.

“Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent, i faktuar në të gjitha rastet e emergjencave. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik.


Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Komandant që u fut në zjarr. Nuk ka akt më të lartë njerëzor” tha Berisha. Arjan Salaj u shpall “Dëshmor i atdheut”.

ME TE LEXUARAT