"Shteti të gjejë kush ma përbalti djalin", Çuçi ka një përgjigje për të atin e Klodian Rashës

Në një vjetorin e vrasjes së të birit, Qazim Rasha, i ati i Klodian Rashës dje kërkoi nga drejtësia që të gjente personin që vendosi sipas tij armën pranë vendit ku iu ekzekutua djali, pasi në të kundërt do ta bënte vetë duke kërcënuar. Por këtë cështje, ministri Çuçi tha se vijojnë hetimet.
“E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë.
Ka pasur hetim për ngjarjen, ku pjesa e parë jemi të gjithë të informuar që është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj që vendimet përfundimtare pas të gjitha hallkave të sistemit do të përfundojnë me dënimin e policit.
Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, dhe brenda policisë dhe në momentin që do të kemi një rezultat konkret do të bëhet publike” tha ai.


