Zv.ministrja e Shëndetësisë emërohet në krye të Institutit të Shëndetit Publik

Aktualitet

Zv.ministrja e Shëndetësisë emërohet në krye të

Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Instituti të Shëndetit Publik duke zëvendësuar në këtë post Albana Ficon. Tomini është aktualisht zv/ministre e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Një javë më parë Fico u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare duke zëvendësuar Enkelejd Jotin që mori drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar. 

ME TE LEXUARAT