"Është arrestuar Presidenti i Ramës", Flutura Açka - kolegëve: Kur erdhi koha për t’ju braktisur, nuk i ra në mend për ju!

Politikë

"Është arrestuar Presidenti i Ramës", Flutura

Deputetja e PD, Flutura Açka ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, por ndryshe nga kolegët e saj opozitarë ajo iu bën thirrje të flasin drejt dhe kujtojnë se si Meta, “Presidenti i Edi Ramës, i cili, kur erdhi koha për t’ju braktisur, nuk i ra në mend për ju.”

Ajo shton se për politikanët ka bindjen se duhet vetëm vetting, për secilin deri tek Edi Rama.

“Opozitarë të nderuar,

Shqiptarëve iu flisni drejt: është arrestuar Presidenti i Edi Ramës, i cili, kur erdhi koha për t’ju braktisur, nuk i ra në mend për ju. Mbase, në të drejtën e vet. Dhe ne, opozitarët, e përligjëm vendimin e tij: kështu e ka politika!

Për njeriun, për çdo njeri kam dhimbje, për politikanin kam bindje: vetëm vetting! Për secilin prej nesh, deri tek Edi Rama, i cili, prej marrëzive të tij politike, e shpopulloi Shqipërinë në kufijtë e shifrave të 1900-tës.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion