BKH bastis vilën në Gjirin e Lalzit, kërkohen prova për Metën dhe Kryemadhin

Politikë

BKH bastis vilën në Gjirin e Lalzit, kërkohen prova për

Vila në zonën e Gjirit të Lalzit, në pronësi të çiftit Meta-Kryemadhi, është duke u kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me urdhrin e SPAK në dorë, ata kanë mësyrë në ambientet e vilës së shumëpërfolur dhe po kërkojnë për prova.

Muaj më parë çifti nisi procedurat e divorcit dhe aktorë të njohur publikë thanë atë kohë se gjithçka bëhej vetëm për procesin gjyqësor ndaj tyre. Ilir Meta u largua nga shtëpia dhe jetoi për muaj me radhë te një hotel te Liqeni i Thatë.

Megjithtë, vila në zonën bregdetare të Lalëzit ka qenë prej vitesh në qendër të investigimeve mediatike për luksin e shfrenuar dhe siç duket tashmë është edhe në vëmendje të SPAK, pasi agjentët e Byrosë Kombëtare kanë mësyrë atje duke kontrolluar çdo cep.

"Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së", është shprehur gazetarja Klodiana Lala.

Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje. Madje, Ilir Meta është paraqitur në SPAK përgjatë viteve më shumë se dy herë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion