Shqipëria në BE në 2027, arrihet nëse punoni! Ambasadori Gonzato i dorëzon raportin Ramës

Tirane - Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili i dorezoi kryeministrit Edi Rama proges raportin per integrimin ne BE, tha se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe unionin brenda vitit 2027 mund të arrihet nëse vendi “përvesh mëngët”.
“Plani për anëtarësim në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punoni.
Shqipëria mund t’ia dalë t’i çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025-s”, tha Gonzato.
Duke iu referuar progresraportit te Komisionit Europian për vitin 2024, ai shtoi se klima politike në vend po pengon ecurinë në drejtimin e duhur.
“Sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionin e institucioneve si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të polaritetit politik”, tha ai.
Ambasadori Gonzato:
Më lejoni të theksoj disa nga çështjet kyçe. Sa i përket raportit, raporti vlerëson përpjekjet e kënaqshme. Për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor… nevoja urgjente për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës politik për të realizuar reformat.
Raport thekson nevojën për të miratuar hartën gjyqësore. Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.
Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027. Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi.
Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme.
Ambasadori theksoi se raporti nuk ka gjetur permiresim ne lirine e shprehjes dhe te medias.


