Hapen aplikimet për pozicionin “Shef komisariati”, si mund të konkurroni, kriteret

Aktualitet

Hapen aplikimet për pozicionin “Shef komisariati”, si mund

Policia e Shtetit njofton të gjithë të interesuarit për të aplikuar për pozicionin “Shef komisariati” në Drejtorinë Vendore të Policisë. Afati i fundit për të aplikuar është data 8 nëntor 2024.

“THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “SHEF KOMISARIATI”

Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Shef komisariati” në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Punonjësit e interesuar që shprehin interesin për të aplikuar për pozicionin “Shef komisariati” dhe plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë brenda datës 08.11.2024, ora 14:00, pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion