“Shqipëria kërkon revolucion, Parlament i krimit”, protestuesit marshojnë në Tiranë: Dorëheqje e panegociueshme Ramës

Prej 39 ditësh qytetarë të shumtë vijojnë protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit marshuan me thirrje kundër qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin për korrupsion dhe keqmenaxhim të vendit.
“PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e protestueve.
Në protestë u shfaqën edhe pankarta me mesazhe të forta kundër klasës politike, ku ndër të tjera shkruhej: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, “Rama-Berisha, dy emra, i njëjti mentalitet komunist” dhe “Vetëm burgu e kthjellon”.
“Ju erdhi fundi” janë thirrjet e tyre ndërsa vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.


