“Rama frikacak”/ “Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, pankarta ironizuese për Ramën dhe Ballukun

Politikë

“Rama frikacak”/ “Shqipëria Bëhet” nis

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që tani janë edhe nën hetim nga SPAK, veçanërisht dy dosjet e bujshme të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.

Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, lëvizja politike tubohet sot (17 janar) për një tjetër protestë të thirrur me mbështetësit e saj.

Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.

“Rama frikacak”/ “Shqipëria Bëhet” nis

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, ata iu drejtuan me marshim kryeministrisë në bulevardin e madh.

Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë, të cilat jo vetëm e kanë larguar me forcë, por i kanë hequr edhe mjetet mbështetëse si karrige, batanije, çadra dhe deri te ngrohëset.

Në një prej episodeve të dhunës së Policisë ndaj mbështetësve të tij, Lapaj mbeti i dëmtuar në kokë dhe u shtrua në Spitalin e Traumës.

Ashtu sikurse blloku opozitar, Lapaj kërkon dorëheqje të qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. /PANORAMA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion