"Foshnja e demokracisë", Meta ndjek ndeshjen e Kombëtares me tifozin e veçantë

Politikë

"Foshnja e demokracisë", Meta ndjek ndeshjen e Kombëtares me

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një tifoz të veçantë për të ndjekur me të ndeshjen Andorra-Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shfaqet në një foto me  Rikelin.  Meta e quan të riun si “foshnjën e demokracisë”, pasi pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.

Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.

Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!”, shkruan Meta.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion