Shkoi për detyrim paraqitje, Berisha sulmon SPAK, zbulohet letra që la në Prokurorinë e Posaçme
Lajmifundit
/
3 Mars 2025, 12:27
Politikë

Ja çfarë shkroi Berisha në SPAK, publikohet shënimi që la pasi zbatoi masën “detyrim paraqitje”.
Në shënim Berisha akuzon SPAK se është vegël në duart e Ramës.
“Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025″, ka shkruar Berisha.



