Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Bota

Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës të të gjitha kategorive do të njihen si të barasvlefshme me ato austriake

“Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë se, sipas njoftimit zyrtar nga pala austriake, shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre shqiptare ose atë të Kosovës deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë.


Për ata që qëndrojnë më gjatë, lejet e drejtimit mund të konvertohen në austriake pa dhënë provimin praktik”, shkruhet në faqen e ambasadës në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion