Shkarkimi i Presidentit/ PS nuk humbet kohë, Manja: Sekretaria të njoftojë Presidentin për…

Politikë

Shkarkimi i Presidentit/ PS nuk humbet kohë, Manja: Sekretaria të

Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit, me 13 vota pro, një kundër, dhe asnjë abstenim.

Gjatë miratimit të këtij orari, pati dhe debate mes kryetarit të komisionit, Ulsi Manaja dhe deputetit opozitar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit kërkoi që të respektohej data e ofruar nga Presidenti Ilir Meta.

Ulsi Manaja: Mbledhja e radhës të jetë nesër në datën 6 ora 11:00 që t’i mundësojmë presidentit që të shprehet përpara komisionit dhe më pas do të vijojmë me procedurën e Komisionit të Ligjeve sipas rregullores. Në rastin konkret datën dhe orën e vendos Komisioni.

Adriatik Alimadhi: Zoti Manja, por sikur të vendosim datën 10.

Ulsi Manja: Me ty ka rënë dakord presidenti?
Adriatik Alimadhi: Me ju? Më sqaroni, nuk i jam nënshkruar askujt.

Ulsi Manja: Në zbatim të nenit të rregullores, nëse Presidenti i Republikës do të shprehet në komision, komiisoni është i detyruar ta garantojë atë. Presidenti ka dashur datën 10 majë, unë hodha si kryetar i komisionit datën 6.

Adriatik Alimadhi: Unë votoj kundër.

Ulsi Manja: Zoti Alimadhi e shoqëron votën kundër edhe me një retorikë politike. 13 pro, 1 kundërt, asnjë abstenim, mbledhja e Komisionit të Ligjeve do të jetë nesër në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë edhe njoftimi i Presidentit të Republikës për t’u dëgjuar dhe shprehur në lidhje me kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit. Mbledhja do të zhvillohet përmes platformës online CiscoWebex. Unë ftoj sekretarinë e Komisionit të Ligjeve që të njoftojë Presidentin e Republikës për mbledhjen e nesërme së bashku me rendin e ditës, dhe të marrë masa që të mundësojë komunikimin përmes platformës online.

Kujtojmë se përmes një letre drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, kërkoi që të paraqitet më datë 10 maj në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me nismën e ndërmarrë nga 49 deputetë për shkarkimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion